Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka mbajtur takimin e 280-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj

Albert Zogaj: Në dy vitet e fundit jemi përballur me goditje të jashtëzakonshme të qeverisë mbi gjyqësorin

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj deklaroi se në dy vitet e fundit janë përballur me goditje të jashtëzakonshme të qeverisë mbi gjyqësorin. Vendimi i Qeverisë  për uljen e pagave ka pasoja të rënda për gjyqësorin e Kosovës. Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se pavarësia e sistemit gjyqësor në Raportin e Progresit, është kryefjalë. Sipas tij, sistemi gjyqësor është model i përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe i procedurave transparente. Ai theksoi se gjyqësori në mënyrë të vazhdueshme po përballet me mungesë të resurseve. Zogaj shtoi se buxheti i gjykatave nuk duhet të jetë pjesë e lëvizjeve politike. Ai bëri thirrje që të mos komentohen vendimet e gjykatave dhe gjyqtarëve të Kosovës. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës përmendi edhe dorëheqjen e gjyqtarëve serbë, për çka tha se arritën të mbajnë funksionale gjykatat në veri. Ai u shpreh se sfidat e këtij sistemi janë efikasiteti, cilësia e vendimmarrjes dhe besimi i publikut.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …