Limak Kosovo
Fillimi / Lajmet / Më 1 prill të vitit 1981, kishte shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti
Më 2 dhe 3 prill të vitit 1981, protestat kishin përfshirë Prishtinën dhe po thuajse të gjitha qytetet e Kosovës

Më 1 prill të vitit 1981, kishte shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti

Më 1 prill  të vitit 1981, kishte shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti. Në orën e mesditës, mijëra demonstrues kishin vërshuar në të gjitha rrugët e sheshet e Prishtinës, por edhe në disa qytete të Kosovës, duke brohoritur: “Republikë-Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”. “Jeni shqiptarë, nuk jemi jugosllavë”, “Bashkim-Bashkim”. “Trepça punon Beogradi fiton” Lironi Adem Demaçin” dhe kërkesa të tjera. Me protestuesit ishin bashkuar edhe mijëra punëtorë të ndërmarrjes “Ramiz Sadiku”, në Prishtinë dhe të ndërmarrjeve të tjera, si dhe shumë liridashës, studentë, nxënës e punëtorë nga Prishtina dhe qytete të tjera të vendit.

Protestat e 1 e 2 prillit të vitit 1981, shënojnë  edhe fillet e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të Kosovës dhe  në disa segmente edhe fillet e një përpjekje për luftë të  armatosur, në Besi, ku nxënës, studentë e punëtorë disa fshatrave të Llapit çarmatosen njësitë rezerviste të milicisë, që vinin si përforcime nga Serbia, me qëllim për t’i shuar me gjak protestat.

Më 2 dhe 3 prill të vitit 1981 kanë rënë dëshmorë: Naser Hajrizi Asllan Pireva, Xhelal Maliqi, Salih Abazi, Salih Zeka, Ruzhdi Hyseni, Rizah Matoshi, Sherif Frangu dhe Nesimi Dervishdana.  Po atë dit kreu komunist i Jugosllavisë kishte marrë vendim për “Shpalljen e gjendjes së shtetrrethimit” prej 3 deri më 18 prill, me ndalesë rigoroze të grumbullimit të më shumë se tre personave, dhe orë policore nga ora 20.00 deri në orën 6.00 të mëngjesit. Në Kosovë ishin dislokuar mijëra forca të njësive speciale, rezerviste, forca të caktuara të Armatës dhe një klasë e tërë e agjentëve të sigurimit të shtetit.

Më 2 dhe te  prill të vitit 1981, rinia revolucionare e disa fshatrave të Llapit ishte tubuar në Besi, fshat i komunës së Prishtinës, me qëllim për të mos lejuar hyrjen e forcave intervencioniste serbe,  në Prishtinë, në kohën kur kishin eskaluar protestat e demonstratat, me ç rast milicia e Jugosllavisë kishte vrarë nëntë protestues dhe kishte plagosur qindra të tjerë. Ata kishin arritur që më 2 prill të atij viti, të ndalojnë disa kamionë me policë serbë, të cilët i çarmatosin, ua kishin rrëmbyer rreth 150 armë, si dhe municion e pajisje lufte. Kishin vendosur  postbllokun në Besi, dhe nuk kishin lejuar  hyrjen e automjeteve shtetërore të Serbisë të  depërtonin në drejtim të Prishtinës. Më tre prill, ata kanë sulmuar një helikopter të policisë serbe, i cili kishte vëzhguar mbi malet e Besisë, ku ishin pozicionuar  flamurtarët e parë të Kosovës Republikë. (TV-Dielli-Kalendari kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Senati i Universitetit të Prishtinës e miraton kërkesën e studentëve që afati i prillit të mbahet në qershor

Senati i Universitetit të Prishtinës e miraton kërkesën e studentëve që afati i prillit të mbahet në qershor

Pas një diskutimi të gjatë Senati i Universitetit të Prishtinës morri vendim që provimet e ...