leoni

Më 17 qershor 2022, hapet ekspozita, “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”

Më 17 qershor 2022, hapet ekspozita, “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”

Ekspozitë “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”, është projekti i shoqatës “Kosova për Sanxhakun” me të cilin synojmë  të paraqesim trashëgiminë kulturore të Sanxhakut të Pazarit të Ri përmes fotografive. Ky projekt do të implemetohet në fushën e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, i cili do t’i ekspozojnë fotografitë, të cilat tregojnë autoktoninë shqiptare në Sanxhakun e Pazarit të Ri.  

Me këtë aktivitet synojmë të ndikojmë në njohjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar me të kaluarën, kulturën dhe traditën e popullit shqiptarë të Sanxhakut të Pazarit të Ri dhe më gjerë.

               Të gjeturat tona që do të prezantohen nëpërmjet kësaj ekspozite, jo vetëm sot këtu në Muzeun Kombëtar të Kosovës, por edhe  në qendrat e ndryshme me qëllim të njohjes me të kaluarën jo të largët, rëndësinë në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe argumentimin e së kaluarës shqiptare në krahinën e Sanxhakut në veçanti.

Fiset shqiptare (Kelmend, Kuç, Hot, Shalë, Shkrel, etj.) iu nënshtruan asimilimit të gjatë shekullor,  fillimisht si myslimanë dhe përfundimisht si boshnjakë. Por, të gjitha dëshmitë flasin se kjo trevë edhe në ditët e sotme është e banuar nga shqiptarët, edhe pse pjesa dërmuese e tyre deklarohen boshnjak, jo më larg se në brezin e dytë na dalin puro shqiptarë.

Fotografitë e dokumentojnë thelbin e epokave të ndryshme më mirë se çdo medium tjetër, por janë më shumë se formë e dokumentimit. Ato inkorporojnë vlerat artistike- tregojnë histori të pa thëna apo të pa shkruara me fjalë. Sa i përket Sanxhakut të Pazarit të Ri forma më e mirë për të dëshmuar të kaluarën shqiptare të tij kujtojmë se është fotografia.

Nëpërmjet fotografisë ne do të dokumentojmë traditën, mënyrën e jetesës, veshjen, kulturës, mjetet e punës, shtëpitë e banimit, ushqimit, si dhe toponimet.

Nëpërmjet fotografisë ne do t’i paraqesim edhe traditën e kësaj popullate, bie fjala dasmat, eposin e lahutarëve, folklorin, lojërat tradicionale popullore, doket, zakonet, zejet, mjetet e punës, mënyrën e jetës në fshat, objektet e banimit dhe imazhet të ndryshme të vendbanimeve.

Ekspozita do të ndikoj në masë të duhur tek studentët aktual dhe te ata që vijnë që të merren me studimin e këtij rajoni. Ekspozita mendojmë se do të jetë një kontribut i madh  në ngritjen e vetëdijes kombëtare  shqiptare në këto vise të cilat pothuajse janë krejtësisht të asimiluara.

     Prishtinë 17 06 2022                                                                                                          Shoqata “Kosova për Sanxhakun”

                                                                                                                                                         Ismet AZIZI, kryetar

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …