Kongresi i Berlinit

Më 13 qershor të vitit 1878 kishte mbajtur punimet Kongresi i Berlinit, i cili e mohoi dhe e injoroi çështjen shqiptare

144 vjet më parë, më 13 qershor të vitit 1878 kishte mbajtur punimet Kongresi i Berlinit. Në atë kohë në Kongres merrnin pjesë gjashtë fuqitë e mëdha botërore: Gjermania, Anglia, Franca, Italia, Rusia dhe Austro-hungaria. Edhe pse përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit u lejuan të marrin pjesë për të parashtruar kërkesat e tyre, në Kongres, Delegacioni shqiptar  që dërgoi Lidhja Shqiptare e Prizrenit  nuk u pranua të flasë as të paraqesë kërkesa.  Një muaj më vonë, më 13 korrik 1878, u nënshkrua, Traktati i Berlinit, ku u vendos që shqiptarët të mbeteshin edhe më tej nën sundimin turk, ndërsa tokat e tyre që konsideroheshin si prona të Perandorisë t’ iu jepeshin fqinjëve grabitçarë, Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Traktati i Berlinit legjitimoi copëtimin e tokave shqiptare. 144 vjet më parë, në Kongresin e Berlinit, shqiptarët, jo vetëm që nuk ishin ftuar as ishin përfaqësuar si popull,  por Kancelari i parë i Perandorisë Gjermane, Otto von Bismarck, kur ishte bërë fjalë për lënien  jashtë të Shqipërisë, e cila shtrihej në katër Vilajete të Perandorisë Osmane, kishte thënë se  “Shqipëria është thjeshtë një shprehje gjeografike,  dhe se i gjithë Ballkani nuk vlen as sa eshtrat e një ushtari të vetëm gjerman”. Nga 110 mijë Km2 sa kishte Shqipëria e Katër vilajeteve, asaj do t i mbeteshin 28.000, vetëm një e katërta.  Edhe tani  Shqipëria ka ngelur po me atë sipërfaqe, ndërsa  Kosova si shtet i pavarur është krijuar me rreth  11.000  km2. Trojet shqiptare ende kanë mbetur në Greqi, Maqedoni, Serbi dhe në Mal të Zi. (TV-Dielli, RKL Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …