Veriu

Daniel Smith: Serbia është duke e përgatitur “recetën ruse”, ku minoritetin serb në Veri dëshiron ta paraqet si popullatë të rrezikuar

Analisti britanik,  Daniel Smit  tha se Serbia është duke e përgatitur “recetën ruse”, ku minoritetin serb që jeton në Kosovë dëshiron ta paraqet si “popullatë e rrezikuar”, njëjtë sikurse Rusia që pretendon se po bën me popullsinë rusisht-folëse në Ukrainën lindore.  Me politikën e tij pro-ruse, Vuçiq vazhdimisht u shërbeu interesave të Rusisë në Ballkan. Në shumë raste, ai u shërbeu më shumë interesave të Rusisë sesa dhe popullit serb. Politika e tij e ashtuquajtur neutrale është më pro-ruse se çdo gjë tjetër. Si mund ta quajmë ndryshe presidentin e një vendi kandidat për në BE, Vuçiqin, veçse një ‘idiot i dobishëm” që lejon veten të shfrytëzohet nga një diktator dhe kriminel lufte si Vladimir Putin-i? Apo të dy kanë shumë gjëra të përbashkëta”, pyeti ai. Smith shprehet se pengimi i ardhjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi nga vendet fqinje ka ruajtur dinjitetin e popullit serb e që nuk është ruajtur nga vetë shteti i tyre. Ai shton se anulimi i kësaj vizite është një sinjal i mirë për rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …