Më 19 maj të vitit 1999 forcat serbe në Burgun e Dubravës, afër Burimit, kanë filluar të vrasin të burgosurit shqiptarë

24 vjet më parë, më 19 maj të vitit 1999 në Burgun e Dubravës, afër Burimit, janë vrarë të burgosurit politikë shqiptarë:  Enver Bajram  Topalli, Abdullah Ramadan  Tahiri dhe të burgosur të tjerë në tri ditët në vazhdim. Në fillim, NATO-ja kishte të  dhëna se burgu ishte kazermë ushtarake. Duke synuar forcat jugosllave dhe serbe, NATO-ja bombardoi burgun më 19 maj dhe 21 maj 1999. Më 22 maj, forcat serbe të sigurisë rreshtuan afërsisht 1,000 të burgosur në oborr dhe qëlluan mbi ta me snajperë, mitralozë dhe granata nga muret e burgut dhe kullat për roje, duke vrarë të paktën shtatëdhjetë njerëz. Të paktën dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u vranë gjatë njëzet e katër orëve të ardhshme pasi rojet e burgut, policia speciale dhe ndoshta paramilitarët sulmuan të burgosurit që fshiheshin në ndërtesat e shkatërruara të burgut, bodrumet dhe kanalizimet. Të plagosurit u morën me kamionë, ndërsa të burgosurit e mbetur u transportuan në burgun e Lipjanit, ku u keqtrajtuar fizikisht. Më 10 qershor, ata i transferuan dhe u mbajtën në burgjet në Serbi. Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë. Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Po atë ditë në fronte të ndryshme të luftës së UÇK-së kanë rënë dëshmorë: Afrim Xhafer Gashi, Hesat Sami Axhami, Mentor Isë Hummolli e të tjerë. (Kalendari Kombëtar RKL-TV-Dielli)

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …