Më 23 nëntor 2019 përurohen librat: “Feniks në Kalvar” dhe “Atdheu e poeti” të autorit, Martin Çuni

Më 23 nëntor 2019 përurohen librat: “Feniks në Kalvar” dhe “Atdheu e poeti” të autorit, Martin Çuni

Në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë do të përurohen: libri publicistik dokumentar: “Feniks në Kalvar”,  dhe  përmbledhja  poetike, “Atdheu e poeti”, të shkrimtarit, poetit dhe publicistit,  Martin Çuni. Këto dy libra do të përurohen ditën e shtunë, më 23 nëntor 2019, duke filluar në orën 14.00.

Libri “Feniks në Kalvar”, është një pasuri tjetër dokumentare artistike e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po del në dritë, për së dyti, 20 vjet  pas mbarimit të luftës. Me botimin e këtij libri vazhdon të pasurohet fondi artistik e dokumentar i publicistikës së luftës të UÇK-së, pavarësisht se librat e  kësaj tematike e përmbajtje,  nuk financohen nga institucionet e Kosovës.

Libri ka 332 faqe, botoi, Radio-Kosova e Lirë, shtypi, Shkrola në Prishtinë.   

 Libri më i ri i shkrimtarit, poetit, publicistit  dhe veprimtarit, Martin Çuni, (i cili po vazhdon ta pasurojë literaturën tonë me vepra të arrira letrare artistike e dokumentare), i titulluar, Atdheu dhe poeti, i përket krijimtarisë së pas luftës, të autorit, në periudhën e rikthimit në Gjermani, ku ka zhvilluar aktivitete të shumta kulturore në mesin e mërgatës shqiptare. Libri është ndarë në tri pjesë, poema, “Atdheu dhe poeti”, “Shqiptarët marshojnë” dhe “Arbëri zog i Diellit”. Botoi, Radio-Kosova e Lirë, shtypi, Shkrola në Prishtinë.   

Më 23 nëntor 2019 përurohen librat: “Feniks në Kalvar” dhe “Atdheu e poeti” të autorit, Martin Çuni

Kontrolloni gjithashtu

LEGJENDAT BOTËRORE në Hardh FEST 2023!

LEGJENDAT BOTËRORE në Hardh FEST 2023!

Përjetoni aventurën më unike në festivalin më të vizituar HARDH FEST, me performancë mahnitëse nga yjet …