Sevasti Qiriazi-Dako (24.2.1871 - 30.8.1949)

Më 24 shkurt të vitit 1871 lindi Sevastie Qiriazi-Dako, arsimuese, veprimtare e çështjes kombëtare

Më 24 shkurt të vitit 1871  lindi Sevastie Qiriazi-Dako, arsimuese, veprimtare e çështjes kombëtare. Ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Ishte Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazit të studionte në kolegjin me emër Robert Kolegj në Stamboll e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891. Me t’u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako e me të motrën Parashqevi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”. Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë. Nga kjo shkollë dolën shumë emra të njohur të femrave të cilat kontribuan, jo vetëm në fushën e arsimit , por u bënë edhe luftëtare të njohura të çështjes kombëtare. Vdiq më 30 gusht të vitit 1949.  (RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …