Me 31 maj nderohen dëshmorët e UÇK-së, të Brigadës 128 në Gorozhup te Hasit, në Pashtrik

Me 31 maj nderohen dëshmorët e UÇK-së, të Brigadës 128 në Gorozhup të Hasit, në Pashtrik

Te nderuar familjare të dëshmorëve te kombit, të nderuar invalidë e veteranë të Brigadës 128 të UÇK-së! Njoftoheni se me datën 31 maj 2021 do të bëhen homazhe pranë Kompleksit Memorial kushtuar dëshmorëve të UÇK-së, të Brigadës 128 në Gorozhup të Hasit, në Pashtrik.  Homazhet do të fillojnë në orën 11:00 deri ne orën 13:00. T’i kujtojmë bijtë dhe bijat te cilët e dhanë jetën për lirinë e popullit shqiptar!  Është nder dhe krenari për ne që t’i kujtojmë çlirimtaret tanë, veçanërisht ne bashkëluftëtaret e tyre, figurat qendrore të Republikës së Kosovës, figurat komunale, invalidët, veteranet e të burgosurit politik, të gjitha partitë e Kosovës e shoqatat e dala nga UÇK të cilat ishin bartëse të luftës për çlirim! – thuhet në njoftimin e këshillit organizativ të ish-komandës së Brigadës 128 dhe ish-komandantit kolonel, Ruzhdi Saramati.

Kontrolloni gjithashtu

Ekspozitë kolektive mbi portretin, kujtesën, marrëdhënien e tensionin me të burgosurit

Muzeu i Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit, më 25.8.2026, nga ora 18:00, hapet …