Më 5 mars në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të Prishtinës mbahet akademia letrare-artistike, “Ora e Lirisë”

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës njofton se nesër më 5 mars në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të Prishtinës mbahet akademia letrare-artistike “Ora e Lirisë” në shenjë të Luftës Çlirimtare të UÇK-së dhe dëshmorëve të rënë për liri. Punimet e tyre do t’i lexojnë rreth 40 poetë nga vise të ndryshme të trojeve shqiptare, kurse poezia më e mirë e vlerësuar nga juria letrare do të nderohet me çmimin letrar, “Adem Demaçi”. Marrin pjesë anëtarë të LSHK-së dhe poetë që kanë marrë pjesë në konkursin letrar të LSHK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …