leoni

Më 77 vota për, 53 kundër dhe 1 abstenim në Kuvendin e Shqipërisë është votuar përberja e re qeverisë "Rama 3"

Më 77 vota për, 53 kundër dhe 1 abstenim në Kuvendin e Shqipërisë është votuar përberja e re qeverisë “Rama 3”

Rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan nga salla. Këto fjalë janë për ata që po ikin. Nuk e kuptoj se si ju që më kërkuat dje të vija, tani që erdha ikni. Dua të tregoj disa fakte që ndryshojnë nga opinionet. Sot në çadra janë 400 familje dhe e kanë zgjedhur të jetojnë në çadra për shkak të largësisë me qytetin dhe për shkak të afërsisë me tokë dhe me fermën. Për atyre është dhënë bonusi i qerasë. Sot çdo vit rimbursohen 120 milionë dollarë ilaçe. Buxheti i shtetit jep para që personat të marrin ilaçet. 280 mijë nxënës marrin librat falas ndërsa kur erdhëm ne, nuk merrte asnjë”, tha Rama. Ai gjatë fjalës së tij për programin e mandatit të tretë tha se është program i tij qeveritar do të realizohet.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …