Më aktivitete të ndryshme edhe sivjet nxënësit e gjimnazit “Ulpiana” në Lypjan e kremtojnë festën e pavarësinë

Më aktivitete të ndryshme edhe sivjet nxënësit e gjimnazit “Ulpiana” në Lypjan e kremtojnë festën e pavarësinë

Nxënësit e gjimnazit “Ulpiana” në Lypjan edhe këtë vit kremtojnë festën e pavarësisë në mënyrë unike duke u organizuar aktivitete të ndryshme që krahas kremtimit të kenë edhe karakter edukativ dhe të dobishëm për shkollën dhe nxënësit e saj. Organizuar nga grupi i nxënësve Super Vullnetar “Human Power” dhe “Ambijentalistët e Rinj” si dhe përkrahur nga stafi i shkollës dhe nxënësit e tjerë, këtë vit në hapësirat e kësaj shkolle u organizua aksioni“. Gjimnazistët për Gjimnazin”. Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit dhe profesoret kanë përgaditur ushqime të ndryshme nga shitja e të cilave krijohen fonde që shfrytëzohen për krijimin e kushteve më të mirat në hapësirat e kësaj shkolle. Nga askione të tilla janë mbledhur mjete të cilaj janë përdorur për begatimin e bibliotekës me libra, blerjen e luleve të ndryshme dhe drunjëve dekorativ. Vlenë të përmendet se këto iniciativa për krijimin e kushteve sa më të mira në gjimnaz, po përkrahen edhe nga bizneset e e Lypjanit dhe nga kryetari i komunës, Imri Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …