Enver Hoxha

Me aktivitete të ndryshme sot përkujtohet, Enver Hoxha në 111-vjetorin e lindjes

Me aktivitete të ndryshme sot përkujtohet, Enver Hoxha, në 111-vjetorin e lindjes. Në Shqipëri organizatat dhe partitë e majta me homazhe dhe aktivitete spontane e përkujtojnë udhëheqësin e Shqipërisë Socialiste, Enver Hoxha në 111-vjetorin e lindjes. Në Kosovë Organizata për mbrojtjen  e figurës së Enver Hoxhës, me qendër në Ferizaj, sot në orën 12.00 përkujton jetën dhe veprën e Enver Hoxhës edhe në këtë përvjetor, me organizmin tanimë tradicional. TV- Dielli shfaq filmin dokumentar për jetën dhe veprën e Enver Hoxhës. Edhe në mërgatën shqiptare përkujtohet Enver Hoxha dhe roli i tij në çlirimin e vendit nga pushtimi fashist dhe ndërtimin e Shqipërisë Socialiste, me forcat e veta, me mobilizimin e tërë një populli në rrugë drejt dijes, përparimit, zhvillimit dhe zënien e hapit të humbur ndër shekuj.

 

 

Enver Hoxha lindi më 16 tetor të vitit 1908, në Gjirokastër. Ishte udhëheqës i Partisë Komuniste të Shqipërisë, më vonë i Partisë së Punës deri në vdekje. Prijës, organizator, strateg i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare e i revolucionit popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur. Figura ndër më të njohurat dhe më me ndikim  të kombit shqiptar, i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut e popullit shqiptar. Dy herë Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste. Enver Hoxha lindi në Gjirokastër në një familje me tradita të njohura patriotike.

Vazhdoi studimet në Liceun fracez, në fillim në Gjirokastër. Ishte admirues i Avni Rustemit, i shoqërisë përparimtare “Bashkimi”, i revolucionit demokratiko-borgjez të qershorit 1924. Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të ndërprerë në kushtet e rënda të terrorit fashist, Enver Hoxha bashkë me komunistët e vërtetë shqiptarë kryen veprën më të madhe: themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë, udhëheqësen besnike që do t’i tregonte popullit rrugën e luftës për çlirim kombëtar e shoqëror. Figura e Enver Hoxhës është një figurë e madhe poliedrike. Nuk ka fushë të aktivitetit politik, ideologjik e shoqëror të PPSH-së si dhe shtetit që të mos jetë shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese dhe veprimtaria udhëheqëse. Ka shkruar vepra të shumta studimore historike, politike e filozofike. Vdiq më 11 prill të vitit 1985.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …