leoni

Me aktivitete të shumta përkujtimore, kulturore dhe sportive komuna e Skenderajt e shënon sot Ditën e Çlirimit

Me aktivitete të shumta përkujtimore, kulturore dhe sportive komuna e Skenderajt e shënon sot Ditën e Çlirimit

Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari përmes një njoftimi në rrjetin social ka bërë të ditur kjo komunë sot e shënon 20 vjetorin e çlirimit të saj nga forcat pushtuese serbe. Kjo ditë shënohet me moton duke e kujtuar rrugën e vështirë deri të liria, dhe ndjesinë e krenarisë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Aktivitetet përkujtimore, kulturore dhe sportive mbahen sipas kësaj agjende. Në orën 9:00 bëhen homazhe pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në Kompleksin Përkujtimor në Prekaz si dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë. Në orën  10:30 mbahet seancë solemne, në Kuvendin Komunal. Në orën 12:00, motoristët nga Kroacia marshojnë deri në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari’ në Prekaz për nder të Ditës së Çlirimit. Në orën15:00, drekë me kryefamiljarët e dëshmorëve të UÇK-së, në restorant “Freskia”. Kurse në orën 18:00 – Gala koncert – Manifestimi qendror në sheshin “Adem Jashari” që shënon vitin jubilar – 20 vjetorin e çlirimit.

Kontrolloni gjithashtu

Bordi i Drejtorëve miratoi transaksionet e ShAL 69

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur sot mbledhjen e 215-të. …