Më homazhe u nderuan Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit

“Pushoni të qetë, KOSOVA ka USHTRINË ” me këtë moto nga anëtarët e komunës së Deçanit, janë bërë homazhe dhe janë vendosë kurora më lule tek Shtatorët e Heronjve dhe Kompleksi memorial ,,Dëshmorët e Kombit”. Homazhe kanë ber i pari i komunës së Deçanit Bshkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, ekzekutiv komunal, asamblistë, familjarë të dëshmorëve, invalid dhe veteran të luftës së UÇK-së etj. Gjatë këtyre homazhe u tha se duke e kujtuar me respekt të thellë sakrificën e pashembullt të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Sali Çekut e gjithë dëshmorëve, heronjve, martirëve, bijve dhe bijave më të devotshëm të Kosovës, që përmbushën detyrimin më fisnik dhe më madhor që ka njohur njerëzimi, atë të vetëmohimit për lirinë e atdheut të larë me gjak, shprehim falënderim dhe mirënjohje të pakufishme në këtë ditë të madhe për Atdheun tonë .Të bekuar nga Zoti për miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën kujdesin e nënës Shqipëri dhe përkrahje të miqve tjerë ndërkombëtar, në rrugëtimin tonë me shumë vuajtje, për të ardhur tek vendimi më i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë, vendimi për Ushtrinë e Kosovës! U shpreh kryetari Ramosaj gjatë homazheve.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …