Me nderime ushtarake është varrosur tetari i FSK-së, Shani Maloku

Me nderime ushtarake është varrosur tetari i FSK-së, Shani Maloku

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha së bashku me komandantin, gjenerallejtënant Rrahman Rama, të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak i SHBA-ve në Kosovë kolonel Feffrey H. Fisher, në kazermën e FSK-së në Pomozotin, bënë homazhe para arkivolit të tetar Shani Malokut. Me këtë rast ministri dhe komandanti i FSK-së u shprehen ngushëllime  familjarëve të të ndjerit tetar Shani Maloku. Po ashtu  për homazhe ishin edhe gjeneralë, oficerë, nënoficerë, ushtarë të FSK-së si dhe kolegë të njësisë dhe punës së të ndjerit  Shani Maloku.

Tetar  Shani Tafil Maloku  (1973)  ishte nga  fshati Plloçicë  i komunës së Malishevë. Ai në  afërsi të shtëpisë së vetë  së bashku me vëllanë u vranë  nga të shtënat me armë, në rrethana ende të pa njohura. I ndjeri ka qenë duke shërbyer  në kazermën e FSK-së në Pomozotinë, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), njësia: Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike (MKABK). Ai po ashtu ka qenë ish pjesëtarë i TMK-së. Shokët e njësisë dhe të gjitha ata që kanë pasur rastin ta njohin nga afër e kujton si njeri shumë të përkushtuar, punëtor, fjalëpakë  dhe i dashur me shok. Varrimi i Shaniut dhe vëllait të tij i bë  sot në orën 15. 00 në fshatin e tyre të lindjes, në Plloqicë të  komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …