Me Panairin e klubeve sportive, në Viti u shënua “Java Evropiane e Sportit”

Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, në Viti është mbajtur Panairi i Klubeve sportive të komunës së Vitisë. Me këtë rast, janë prezantuar ekipet dhe klubet e ndryshme sportive që veprojnë në komunën e Vitisë. Panairin e shpalli të hapur kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili mes tjerash theksoi se Institucionet komunale, gjegjësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, do të vazhdojë të jetë e përkushtuar që të mbështes klubet, si dhe të ju ofrojë kushte sa më të mira për zhvillimin e veprimtarive sportive. Ai mes tjerash përmendi projektet që janë realizuar dhe që kanë filluar të realizohen në komunën e Vitisë, si Palestra Sportive, rregullimi i fushave të futbollit, si dhe fushave sportive nëpër lokalitete. Në Panairin e sportit në Viti, u prezantuan Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidemaj”, KF “Vllaznia”, Klubi i Shenjëtarisë, Klubi i Basketbollit, Volejbollit, Shahut, Futsallit etj, ndërkaq u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …