Brickos

Me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike kryetari Latifi bëri homazhe në vendin ku ranë dëshmorët Feim Gashi, Përparim Thaçi dhe Sakip Bellaqa  

Me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike në fushë të nderit të Heroit të Kombit, luftëtarit të orëve të para, Feim Gashi nga Drenoci, të dëshmorëve të lirisë, Përparim Thaçi nga Landovica dhe Sakip Bellaqa nga Pataqani i  Epërm, sot, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe miq, bën homazhe në vendin ku ata ranë në pritën armike, ndërmjet Fortesës dhe Xërxës. “Emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndriçoi mendjet dhe zemrat e njerëzve liridashës, ndërsa populli i përvuajtur e pranoi me tërë qenien idenë e lirisë dhe dha gjithçka nga gjiri i vet, madje edhe bijtë e vetë më të përkushtuar e më besnik. Në këtë ditë të veçantë kur po e përkujtojmë rënien në fushë të nderit të Feimit, Përparimit dhe Sakipit, ndjenjat tona janë të përziera- mall, dhembje e krenari bashkë, sot po ashtu kujtojmë edhe plagosjen rëndë të Islam Isuf Gashit.”- u shpreh Kryetari Latifi.

May be an image of 14 people and text

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …