Më rastin e 30 Gushtit- Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur të dielën mbahen disa aktivite

Më rastin e 30 Gushtit- Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur të dielën mbahen disa aktivitete

Të dashur/a familjarë/e të të zhdukurve nga Krusha dhe mbarë Kosova, ju njoftoj se me rastin e shënimit të: 30 Gushtit- Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur. Të dielën në orën 16:00 dhe 19:00 mbahen dy aktivitete në fshat. Në bashkëpunim me KKAFZHK, me përkrahjen e institucioneve vendore dhe organizatave ndërkombëtare do të mbahen edhe disa aktivitete tjera në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, në përputhje me gjendjen dhe rekomandimet e institucioneve lidhur me pandeminë COVID 19.

Krahas aktiviteteve lokale, Këshilli Organizativ i KKAFZHK-së, planifikon të realizojë aktivitetet:
Më 30 gusht 2020
– në orën 11:00 – Homazhe në Poklek të Vjetër, Drenas;
– në orën 13:00 – Homazhe te ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’, përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, si dhe përcjellja e mesazhit;
– në orën 15:00 – Homazhe në Krushë e Vogël , Prizren;
– në orën 16:00 – Vizitë në Shtëpinë Muze ‘Ukshin Hoti’ , në Krushë e Madhe, Rahovec;
-ndërsa në orën 19:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe dhe ndezja e flakadanëve. (Selami Hoti)

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …