Brickos

Me thirrjet “Zajednica nuk kalon” dhe duke kënduar këngën “Besa Besë” një numër i madh i studentëve protestuan kundër Asociacionit

Me thirrjet “Zajednica nuk kalon” dhe duke kënduar këngën “Besa Besë” një numër i madh i studentëve protestuan kundër Asociacionit

Me thirrjet “Zajednica nuk kalon” dhe duke kënduar këngën “Besa Besë” një numër i madh i studentëve kanë  protestuar sot kundër Asociacionit. Ata fillimisht ishin nisur nga oborri i Bibliotekës Kombëtare e më pas ishin stacionuar para Ndërtesës së Qeverisë.   Studentja Alba Mala ka thënë se po protestojnë para institucioneve për t’iu treguar se nuk e pranojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Para protestuesve ajo ka shtuar se nuk pranohet ndarja dhe bashkimi bëhet vetëm me Shqipërinë. “Serbia në raport me shqiptarët ka të kaluar kriminale. Ne si studentë të kaluarën dhe historinë tonë nuk do ta harrojmë asnjëherë. Na ndan e na copëtuan vende historikisht. Prandaj bashkim vetëm me Shqipërinë, jo ndarje e as nënshtrim. Me trupat tanë, me jetët tona do ta mbrojmë Republikën tonë të ndërtuar me aq mund e gjak. Nga ky tubim ju bëjmë me dije autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare se ne nuk pranojmë themelim të Asociacionit”, ka thënë Mala. Kurse, Blerand Beka, student, ka theksuar se është vullneti i popullit ai që e përcakton fatin e shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …