Me qëllim krijimin e bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” konkretisht Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti sot kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtij memorandumi do të bashkërendojnë aktivitetet për afirmimin e çështjeve aktuale në mbrojtjen e mjedisit dhe faunës, mbrojtjen e natyrës, ekspertizës dhe kërkimit shkencor për projekte mjedisore. Me këtë rast ministri Kuçi tha se qëllimi i këtij memorandumi është të krijojë lidhje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, gjegjësisht Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës dhe ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.
Print
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
