24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Instituti i Historisë “Ali Hadri”, reagoi pas konfirmimit të aktakuzave ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale

Instituti i Historisë, “Ali Hadri”, në Prishtinë ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të tjerëve nga Gjykata Speciale, duke thënë se gjenocidi i formës së organizuar kalohet në heshtje, ndërsa gjykohen ata që janë detyruar të organizonin vetëmbrojtjen kolektive të popullit të tyre në përpjekje sublime për liri. Sipas këtij instituti, lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponueshme, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës. “Çlirimtarët që sot po gjykohen në Hagë, kontribuuan përtej çdo pritjeje në rrethanat më të vështira të kohës, forcuan besimin dhe unitetin, duke vitalizuar dhe rritur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ngritën në këmbë një armatë çlirimtarësh, duke qenë kështu për ne, shenja e shenjtë e kujtesës sonë historike. Ata i dhanë popullit shqiptar, besimin se mund të bëhet luftë çlirimtare kur ke zemër, kur ke të drejtë, kur je i gatshëm të sakrifikosh, kur je në gjendje të dëshmosh të drejtën tënde dhe ta nxjerrësh pa maskë pushtuesin e huaj, ndërsa botës i dha mesazhin se shqiptarët nuk mund të qëndronin edhe më tej të shtypur e të maltretuar, në mbyllje të shekullit XX-të”, është thënë në reagimin e Institutit të Historisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …