M. Haradinaj-Stublla: Aleanca e Kosovës më Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e përjetshme dhe e pandryshueshme

Meliza Haradinaj: Përpjekjet ruse-serbe për të minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit do të dështojnë

Pas deklaratave drejtuar kryetarit serb Aleksandër Vuçiç, të cilin e quajti “këlysh i Rusisë”, ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se llogaria e saj në Facebook është hakuar dhe bllokuar. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, me anë të një postimi. Vuçiç kishte deklaruar  se nëse nuk do ketë marrëveshje me anë të dialogut me Kosovën, mund të plasë edhe ndonjë luftë mes dy vendeve. Gjithashtu ai e krahasoi situatën me atë të Armenisë dhe Azerbajxhanit, ndërmjet të cilëve shpërtheu një konflikt i armatosur pas një ‘ngrirjeje’ të situatës. “Pasi furnizoi me armë konfliktin Nagorno-Karabak, me armë të prodhuara nga Serbia, Aleksandar Vuçiç, ministri i Informacionit në kohën e Millosheviçit, tani po kërcënon të gjithë NATO-n, si dhe po nxit vendet fqinje për përgatitje ushtarake për luftëra të reja në Ballkan. Politika dhe qasja e “këlyshit të Rusisë” është qartazi kundër vlerave të BE-së dhe politikave të sigurisë së Ballkanit. Të gjitha përpjekjet ruse dhe serbe për të minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit janë të papranueshme për Kosovën dhe, me siguri, do të dështojnë, njësoj sikurse kapitullimi i tyre famëkeq në 1999-n” – tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që BE-ja të mbajë në fuqi sanksionet kundër Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që Bashkimi Evropian …