Dimitri Medvedev

Medvedev: Kryetari amerikan shpenzoi më shumë se 100 miliardë dollarë për Ukrainën, e panjohur për amerikanët e zakonshëm

Ish-kryetari i Rusisë dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dimitri Medvedev, duke folur lidhur me planet e kryetarit amerikan, Joe Biden i cili dëshiron  të kandidojë për mandatin e tij të dytë, ka “demencë progresive” por që nuk është pengesë për t’u rizgjedhur në krye të vendit, transmeton Anadolu. Medvedev tha se Biden, i cili është 80-vjeç, ka ngatërruar emrat dhe datat, humbet në zyrën e tij dhe mban dokumente sekrete në garazhin e shtëpisë së tij. Kryetari amerikan shpenzoi më shumë se 100 miliardë dollarë për një vend në kolaps të panjohur për amerikanët e zakonshëm, tha ai, duke iu referuar mbështetjes së Uashingtonit për Ukrainën. Amerika për të gjitha problemet e saj ekonomike fajëson Rusinë. Medvedev tha se  kryetari amerikan Xho Biden “nga hutia mund të fillojë Luftën e Tretë Botërore”.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …