Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Heronjtë e heshtur

Në lamtumirat e trishtuara të kohërave të sotme, kujdestarët e ligësisë, fshehur pas hijeve paskan zënë pusi për të pritur ketë çast me aq përkushtim e ngazëllim, duke fërkuar duart dhe duke lëpirë jargët e tyre këta lëpirësit, se ne do e bëjmë ligjin!

Eh po, ata ikën, ikën Heronjtë e heshtur të kohës sonë, ikën. Këtyre lamtumirave të rënda, nuk iu bëjnë ballë ata, që mbi supe do bartin barrën e rëndë të misionit fisnik për ta ndërtuar shtetin e mirëfilltë. Për Heronjtë e heshtur, edhe vdekja e parakohshme nuk ishte veç se një goditje, mbi të gjitha ishte një ngarendje në rresht drejt një homazhi të madh… po vdes besimi dhe imazhi ynë si shoqëri, se vërtetë ne duam të ndërtojmë shtetin, po vdes… po si ta ndërtojmë shtetin se, askush nuk po di  të thotë, në mos kështu; duke e vjedhur, duke e mjelë, duke sajuar e kurdisur, duke shpifur e qëndisur thash e theme, duke manipuluar e duke ironizuar me etikën shoqërore, duke dhunuar e përdhunuar vullnetin e sovranit, duke e vjedhur njëri-tjetrin Deputet- zinjtë, duke fyer e sharë, duke akuzuar e manipuluar, si, si dhe si ta ndërtojmë shtetin kështu?, o i gjithëfuqishmi, kush do t’i zëvendësoj këta emra të përveçëm dje e sot, këta emra kaq të mëdhenj sot e nesër, mbase këta smirëzinjtë…

Ika i shqetësuar, me një gjendje të rëndë shpirtërore, që vërehej aq hapur. Me sa zë pata, thash me vete; do vdes nga ky shqetësim shtrëngues shpirtërore, pa mundur ta them fjalën e fundit me sa zë kam: o ju të mjerë që jeni mbështjellë si anakonda për rreth grykës së atdheut e nuk po e lini të marrë frymë lirshëm, sa e neveritshme kjo, sa e pështirë kjo. Heronjtë, ata vdiqën në heshtje, pa shqetësuar asnjeri, dhe për aq sa kishin jetuar, ata jetuan pa shqetësuar asnjeri. Ata ishin modest, njerëzor, të heshtur atdhedashës, në heshtje ikën ata, pa përbuzur askënd, ata, ikën të përbuzur nga të pabesët e kësaj kohe të zdralë.

Jashtë po bënte ftohtë, frynte një erë e lehtë megjithëse nuk ishte dimër, ishte vapë që po digjte, megjithëse nuk ishte verë, të ngrinin veprimet e pabesitë, të digjnin hilet e hipokrizitë që kishin zënë myk nën tempuj të Demokracisë së përdhunuar kaq panjerëzishëm. Sa trishtuese kjo, të vinte për të nxjerrë zorrët nga stomaku, të çirresh deri në klithje… Në shenjë revolet shpirtërore, një nga të vdekurit u ngrit e tha:
Do duhej një manifestim popullor, i cili do të vërshonte me gjithë fuqinë e tij në dyert e jetës, për t’i tërhequr ata të palarë zvarrë, zvarrë, duke i lënë për shumë vite mbi kalldrëme gjurmët e tyre të pista të kësaj pjelle që po vret ardhmërinë e shoqërisë sonë! Eh,i thash: me ke po fletë o i vdekur?!… ke të drejt më tha, mbase me veten time, mirë me vetën tënde, edhe mund të flasësh, madje edhe mund të grindesh, pse jo, mbase kështu e nxjerr edhe mllefin e simirëzisë nga mushkëri zeza në plasje, o kohë e injorancës në trashje, dhe befas më doli kllapia!…

Heronjtë vdiqën, sa do të doja që t’i përcillja me dinjitet e dhimbje, sa shumë mall, sa shumë lot të padukshëm ne zemrat e njerëzve të mirë. Fillimi i këtyre viteve te tmerrshëm, në një klimë mbytëse gati çerekshekullore, me një frymë kaq të keqe që është kultivuar kaq thellë kundër heronjve tanë të heshtur, kohë kjo që nga pervers të tërë, po hiqet zvarrë që sa ditë, që se javë, që sa muaj, që sa vite… Ku dërgon kjo mendësi kështu, ku, ku, ku!?…
Heronjtë e heshtur, kishin arritur gjithçka në jetë, dhe nuk kishin ndalur duke falur mirësi dhe admirim pa kushte, për ne, për shoqërinë, për shtetin. Ata ishin dhe mbetën njerëz të mëdhenj, pavarësisht veshjes së petkave që ua bënë të ligjtë më pastaj, pas furtunave trishtuese. Ata ishin  më shumë se mishërimi i virtyteve më të mira, që shoqëria jonë kishte pasur ndonjëherë në gjirin e saj. Ata mbështetën me admirim kokën në gjoksin e atdheut, ata u larguan pa zhurmë e tam-tame, ky largim na i preu krahët tanë në fluturim. Ata ishin të përmbajtur e të heshtur, ata kishte një dramë të madhe në shpirt e tyre fisnik, kjo dramë ishte drama jonë kombëtare, ata nuk jetuan vetëm për veten e tyre.
Kjo ikej për ne, Ishte një pikëllim i madh, në një kohë e mot mbytës, duke kaluar mes një thashethemnajë të madhe mbuluar me mjegullën e dendur mbi Prishtinë. Ata u largua në kulmin e pasurisë shpirtërore e morale, dhe vdiqën po aq të varfër nga ana materiale, paja e vetëm e tyre ishte një grusht plumbash në gjoksoren e tyre! Ata ishin një zjarr i heshtur, një lum i harlisur, një murrlan i rrëmbyeshëm, një vërtetim që po shndriste qiellin, ishin shqiponjat që po ruanin qiellin tonë. Ata vrapuan pash-ëm pashë për rreth atdheut për vite me radhë, më në fund u ndal edhe hapi i tyre, u pre në mes me forcën e vrazhdësisë të quajtur “drejtësi”, në luftën e popullit tonë për liri, drejtësi, bashkim e barazi…
Paluhatshëm, ata ishin dhe janë Heronj tanë të heshtur, nëse guxoj ta shtroj një pyetje, vetëm një, natyrisht duke ju kërkuar falje nga toka deri në qiell:

– Ju Heronj të heshtur, sikur të ishit gjallë sot?!

19 Janar 2026

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Nderi dhe Krenaria e Kombit Shqiptar

UÇK-ja ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht nderi dhe krenaria e kombit shqiptar!UÇK-ja është …