Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Hyrje në pranverë

(kushtuar demonstratave të vitit ’81)

 

pranë dritares syhapur

nga maja e pemës

u ngritën zogjtë në fluturim

me krihet e butë

borën shkunden

pranvera po vjen

ma në fund

edhe në qytetin tim

 

po

po vjen marsi i trëndafilave

afshi i ngrohtë tokën puthiti

një lirikë

për bisqet e pemës

po ndihet frymëmarrja e blerimit

ngrohtësi e stinës ripërtëritëse

stinë e lulëkuqeve

të marsit të parë

 

Prishtinë kujto me dashuri

kujto

stinën e trëndafilave të kuq lirie

Prishtinë ata ishin të rinj

si trëndafilat

që ranë në pranverën e vitit ‘81

Kontrolloni gjithashtu

Islam Sadiki-St. Gallen: Deçani në zemër të mërgatës – libër, diplomaci dhe krenari kombëtare në Cyrih e St. Gallen

Islam Sadiki-St. Gallen: Deçani në zemër të mërgatës – libër, diplomaci dhe krenari kombëtare në Cyrih e St. Gallen

Promovimi i librit “Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit”, me autor MSc. Adem …