1981

Mehmet Bislimi: Nga marsi në mars

Hyrje në pranverë

(kushtuar demonstratave të vitit 1981)

 

pranë dritares sy hapur

nga maja e pemës

u ngritën zogjtë në fluturim

me krihet e butë

borën shkunden

pranvera po vjen

ma në fund

edhe në qytetin tim

 

po

po vjen marsi i trëndafilave

afshi i ngrohtë tokën puthiti

një lirikë

për bisqet e pemës

po ndihet frymëmarrja e bulëzimit

ngrohtësi e stinës ripërtëritëse

stinë lulëkuqesh

të marsit të parë

 

Prishtinë kujto me dashuri

kujto

stinën e trëndafilave të kuq lirie

Prishtinë ata ishin të rinj

si trëndafilat

që ranë në pranverën e vitit ‘81

 

Nga marsi në mars, 2021

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece: ËSHTË E JONA SHQIPËRIA

Ylli Mece: ËSHTË E JONA SHQIPËRIA

( Kushtuar Heroit të Popullit Vasil Laçi i cili i bëri atentat Perandorit të Italisë …