Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Uniteti

gjyshja ime ndjesë pastë

me dorën e saj të lehtë

nga shtëllunga e leshit

fijet i lidhte në unitet

 

njerëzit e kohës moderne

si grykësit që zihen për një presh

unitetin e kohës së vonuar

e bënë li e lesh

 

leshi e lëmshi u ngatërruan

në fushat e gjera të interesit

o gjyshe ime e ndjerë

 

a dëgjon

se ç’u dhje ndër vete

uniteti ynë

prej leshit

 

Dhjetor 2017

Kontrolloni gjithashtu

MSc. Adem LUSHAJ: 24 Marsi – Ditë e qëndresës dhe sakrificës kombëtare

Nga Deçani në botë: rrugëtimi ndërkombëtar i librit “Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit”

Libri “Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit”, një vepër dokumentuese dhe historike mbi …