Mehmet Brahim Tafaleci (26.5.1959 – 30.4.1999)

Mehmet Brahim Tafaleci (26.5.1959 – 30.4.1999)

Mehmet  Tafaleci u  lind më 26 maj të vitit 1959 në Fshatin Verboc (Fortesë) në komunën e Drenasit. Ishte  fëmija  i parë i babë Brahimit  dhe nënë Hatës dhe jetonte në një familje prej 23 anëtarësh.

Ai kishte  katër vëllezër dhe katër  motra kishte edhe bijën e axhës Nailën pa dy prind, bashkëshorten Sanijen me 6 gjashtë fëmijët e tij.

Gjatë luftës që u zhvillua Në Drenicës në pranverën e vitit 1999 ishte vrarë edhe vëllai i tij Muhameti me datën 30 prill të vitit 1999 në fshatin Verboc, kurse një muaj më vonë me datën 29.05.1999 i është vrarë edhe babai i tij, Brahimi, si kishte rëne në pritë duke u kthyer nga fshati, me një thes miell, që ishte duke ua sjellë  disa familjeve për të iu siguruar fëmijëve kafshatën e  gojës. Mehmeti ishte dëshmori i parë i familjes Tafaleci.

Ai shkollën fillore kreu në fshatin Terstenik (QENDRESË) në shkollën fillore “ZENEL HAJDINI “dhe ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe shumë i sjellshëm. Kishte respekt të madh ndaj arsimtarëve, ndërsa shkollimin c mesëm e vijoj në Gjimnazin e  “SKENDRBEU “në DRENAS,

Bazuar në kushtet e rënda ekonomike Mehmeti me gjithë vullnetin dhe dëshirën e madhe nuk ja arriti ti vazhdojë studimet, kështu që u detyrua të kërkojë punë pasi që prindi i tij Brahimi ishte i paftë për punë fizike.

Mehmeti sapo kishte gjetur pak punë dhe kishte filluar të punonte  ishte zemërgjerë dhe menjëherë ishte lajmëruar në entin social dhe kishte kërkuar që atij t’i ndërpritej  ndihma sociale dhe t’i jepej dikujt që ishte në gjendje më të rendë se ai.

Për Mehmetin mësuesi i tij i parë ishte Islam Veliqi ai ishte shumë mësues i mirë dhe kishte pasur ndikim të madh ndaj të gjithë nxënëseve. Aje ishte një mësues i qetë dhe i pa përtueshëm që të punoj më nxënësit e tij.

Ishte anëtarë i Shoqërisë Kulturo-Artistike “Isa Buletini” në Terstenik dhe ishte anëtarë i SHKA-së “Shote Galica” në Drenas. E adhuronte shumë këngën patriotike dhe iu binte veglave instrumentale si Sharkisë dhe çiftelisë.

Një kohë të gjatë kishte punuar punë private, kurse rreth vitit 1985 punësohet në Shkritoren e Ferronikelit me profesion mbushës i furrave rrotulluese.

Gjatë një periudhe 7 vjeçare, që kishte punuar në Ferronikel, kishte përmirësuar dukshëm kushtet ekonomike të familjes së tij.

Me datën 19.7.1992 Mehmeti largohet nga vendi i punës nga masat e dhunshme që kishin ardhur, dhe nuk punoi më. Ishte shumë punëtor dhe krah i djathë i shtëpisë. Nëna e Mehmetit, Hata, tregon se nga dita që Mehmeti u bë zoti i vetës dhe  i familjes, nuk kishin pasur më nevojë për ndihmë nga askush,

Ai i donte armët shumë, por më shume e deshi lirinë e Kosovës. Ai kishte te kryer shërbimin ushtarak gjatë viteve 1978 – 1979, por atij nuk i pëlqente vendi i huaj, i pëlqente vendlindja ku i kishin lindur babë e babagjysh, në Kosovën të cilën e deshi aq shumë, dhe për atë se kurseu as jetën vet. Kishte raporte të mira me miq dhe shokë dhe kohën e lirë e kalonte nëpër oda. I donte motrat dhe i vizitonte shpesh. Mehmeti ishte shumë humanitar dhe ishte i gjërë, ishte në gjendje ti ndihmonte çdo kujt kuptohet atyre që e meritonin ndihmën e tij ishte patriot dhe punonte pa lodhje për çështjen kombëtare.

Mehmeti ishte i martuar me Samien dhe kishin 3 djem dhe 3 Vajza.

(Lendoza 25.05.1992, Arbeni 04.05.1985, Shqipërimi 28.07.1986, Hashimi 06.01.1959, Liridona 14.07.1990, Florentina 19.10.1992).

I donte shumë fëmijët si të vetët ashtu edhe të vëllezërve dhe të motrave. Fëmijët e tij janë të gjithë në shkollë, më përjashtim të vajzës së madhe e cila tanimë e ka të kryer shkollën fillore dhe tani ndodhet në shtëpi më punët e shtëpisë.

Babai i Mehmetit, Brahim Mehmet Tafaleci rrjedh nga fshati Arllat komuna e Drenasit, familja e tij ishte shpërngulur në shekullin XVIII dhe është një ndër familjet e para në Verbovc. Në vitin 1981 Mehmeti rrezikohej nga pushtuesi serb dhe ishte në bastisje dhe kontroll plotë 6 javë. Një kohë kishte qëndruar në ilegalitet.

Lidhur me ditën kritike kur kishte rënë ushtari, Mehmet Tafaleci, më 30.04.1999 diku rreth orës 17.00,  Rifat Bilalli, tregon se  Pas ofensivës së prillit dhe të Majit filloi një fushatë për varrimin dhe rivarrimin e dëshmorëve, dhe viktimave të luftës.

(Më 6. 5.1999 varroset edhe Mehmet Tafaleci, i cili kishte qëndruar një kohë të gjatë duke qëndruar dhe luftuar ashtu siç luftonin Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Varrimin e tij e  bënë një grup ushtarësh nga Shtutica. Trupi i tij ishte pjesërisht i karbonizuar.

Më datën 30.04.1999 rastësisht në malet e Shtuticës u takuam më të. Ai vete kishte kallashin dhe disa granata dore, gjatë kësaj ditë deri në momentin e fundit ishim së bashku më të, me ne ishin edhe ushtarë të tjerë, por disa nuk kishin armatim, gjithsej ishim 27-28veta. Ofensiva për ditë ishte më  fortë. Serbet përdornin lloj-lloj armesh, prej raketave e deri të automatiket.

Diku rreth orës 17:00 të kësaj dite, ne ishim në malet e Baksit në vendin e quajtur Gurët e bardhë. Rrethi gjithnjë vinte duke u ngushtuar në një moment Mehmeti dhe Afrim Jusufi nga Shtutica të cilit kishin armatim, mu drejtuan duke thënë: mësusi Rifat ne po dalim në breg, larg nesh 15 metra e nëse serbët bëjnë përpjekje të vijnë me i sulmojmë kurse ju tërhiquni. Ata që duhej të tërhiqeshin  ishin civil.  Rrethimi tani vinte gjithnjë duke u ngushtuar, të shtënat e armeve ishin të fuqishme , tani u dukshin serbët me sy në afërsi prej 200 metra. Ata kishin edhe tankse me veti kishin shumë robë të zënë, të cilët i keqtrajtonin në mënyrë më barbare dhe nga një edhe i ekzekutonin.

Mehmeti dhe Afrimi në momentin kur u drejtuan drejt nesh kishin hapur  zjarr ndaj tyre, por lufta ishte shumë e fortë dhe e barabartë. Serbët ishin në numër shumë të madh. Pas një qëndrese heroike për një moment më nuk u dëgjua breshëria e automatikut të  Mehmet Tafalecit.  Në pikën ku ai po rezistonte ra një granat e minahedhësit e cila kishte goditu për vdekje .Kosovës ju shtua edhe një dëshmorë i lirisë e pastaj edhe shumë shok të tjerë ranë nga grupi i ynë, thotë, Rifat Bilalli.

Kontrolloni gjithashtu

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 - 29.3.1999)

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 – 29.3.1999)

Menjëherë pas 24 marsit të vitit 1999, pas bombardimeve të NAT0-s mbi forcat çetnike serbe, …