Zyrtarët e lartë amerikanë, në ditën e parë të punës vizitojnë kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Zyrtarët e lartë amerikanë, në ditën e parë të punës vizitojnë kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministrit të ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në ditën e tij të parë të punës, i kanë shkuar në zyrë për vizitë zyrtarë të lartë amerikanë. Abazoviq është shprehur i lumtur që sot në zyrën kryeministrore ka pritur Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai ka thënë se Mali i Zi dhe SHBA vazhdojnë ta forcojnë partneritetin. “Fokusi ynë mbetet te sundimi i ligjit, bashkëpunimi rajonal dhe investimet. U nderova nga vizita e Karen Donfried, një zyrtare e lartë amerikane dhe ekipi i saj, në ditën e parë të punës në kabinet. I mirëprita së bashku me ministrin e Jashtëm, Ranko Krivokapiq”, ka shkruar Abazoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …