Demostratat e vitit 1981

Mehmet Musa: 26 marsi i vitit 1981 dhe diçka tjetër…

Lufta e Dytë Botërore mbaroi me fitoren kundër okupatoreve nazi-fashiste te forcave aleate me te cilat ishte rreshtuar edhe Shqipëria.

Kontributin e rëndësishëm të shqiptareve në këtë lufte e provojnë 28 mije dëshmoret e Shqipërisë dhe 6002 dëshmoret e Kosovës, të cilët dhanë jetën për liri dhe bashkimin kombëtar, sikur ishte vendosur edhe ne Mbledhjen e Bujanit te vitit 1943  për zgjidhjen e problemit te Kosovës mbi bazën e parimit te vetëvendosjes se popujve,deri ne shkëputjen nga ish-Jugosllavia e bashkimin me Atdheun mëmë Për fat te keq, ne vend te kësaj aspirate te ligjshme te shqiptareve, kombi ynë prapë, po i nënshtrohej nje okupimi te ri te tipit fashist. Gjaku qe u derdh qe nga Tivari, Jesenica e Sremi u tradhtua.

Drazhistet, Cetniket vune ne kapele yllin partizan e se bashku me partizanet e Tito-Kardel-Rankoviçit, me hekur e zjarr, okupuan mbi gjysmën e Shqipërisë.

Brigadat e Shaban Polluzhes u kositen.

Anekand vendit filluan te organizohen gjyqe per gjoja dezertim te shqiptareve nga lufta. Nje gjyq i tille i hapur dhe i transmetuar edhe me altoparlante ishte edhe ai i patriotit Gjon Sereqi dhe shokeve te tij i cili u denua me vdekje- pushkatim.

Fjala e fundit e trimit Gjon Sereqi para ekzekutimit ishte:“Degjo o gjykates ushtarak Ali Shukrija. Ju po me varni mua ne litar duke mbrojtur kasaphanen e quajtur Jugosllavi, por mos harroni se bijte , nipat e mbesat e mija te keti vendi do e varin ne litare emerin Jugosllavi e ajo do te behet copa-copa si nje kafshe e ngordhur. „

Ne Vranje u denua me vdekje si dezertor komandanti i Presheves sepse, per shkak te semundjes se tifos, nuk i dergoi brigadat e tija ne Srem.

Komandanti Skender Kadriu Presheva me pare pranonte vdekjen se te dergonte ne Srem brigadat e tij ,si mish per top.

Shfaqje te tilla makabre u organizuan kudo ne trevat shqiptare.

Shefat e OZNA-s Vuje Vujvodiçi ,Voje Sllavçi e kapedan Mujashi ne shenje te nencmimit te shqiptareve i kryenin krimet e tyre duke vene ne koke plisin e bardhe shqiptar.

Nuk kishte dhunim me te poshter te dinjitetit te familjeve shqiptare te cilat percillnin ne varreza bijte e tyre te ekzekutuar nga OZNA, pa gjyq,si armiq te Jugosllavise pa bere ritualet e zakoneshkme mortore ,bile me koke te mbuluar me batanije apo carcafe qe te mos degjohej zeri i vajtimit .

Vrasje ,burgosje,internime ne Banat, perndjekje e likuidime diten e naten, ky ishte skenari i pregatitur e zbatuar me zell nga perbindeshat e OZNA-s se Serbise.

Keshtu, me shume se gjysma e Shqiperise natyrale u clirua nga fashizmi i Musolinit e nazizmi i Adolf Hitlerit, per tu zevendesuar me fashizmin e Drazhe Mihajlovicit e neonazizmin e satrapit Tito.

Tani, trevat shqiptare po ndertoheshin mbi gjakun e kockat e bijve me te mire te vendit,por sidoqofte, mbi keto germadha varresh, shkrumit ,tymit e gjakut ,lindi e u rrit djaleria atdhetare e liridashese.

Bij e bija, sokola e sokolesha,qe ishin deshmitare te genocidit dhe etnocidit serb u betuan para shqiponjes dykrenare dhe vendosen ta bartin mbi supet e veta fatin e memdheut te ster roberuar,me urrejtjen e ligjeshme dhe me qellimin e vendosur qe nje dite do te vinin perpara pergjegjesise historike e ligjore armiqte e tradhtaret e kolones se peste dhe qe nje dite te thyenin njehere e pergjithmone prangat e roberise shekullore.

Nen dhunen e okupimit te hekurt te cizmes cetnike u linden e u rriten: Fazli Grajcevci, Ukshin Hoti, Murat Mehmeti, Jusuf Gervalla e Halil Alidemaj, Kadri Zeka e Bardhosh Gervalla, Rexhep Mala e Kadri Osmani, Enver Topalli e Nuhi Berisha,  Avdullah Rusolli e Zijah Shemsiu, Adem Demaci e Smail Haradini, Shaban Shala e Zenun Gjoci, Rifat Kafexholli e Ajshe Gjonbalaj, Smajl Shabani e Ali Mehmeti, Sali Ahmet Shatri e Fahri Fazliu, Afrim Zhitia e Bedri Sokoli, Metush Krasniqi e Bajram Bahtiri, Xhemail Blakaj, Male Morina, Adem e Hamez Jashari, Luan e Shkelzen Haradinaj, Ardian Krasniqi, Ali Ukaj, Zahir Pajaziti, Sali Cekaj, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha,Gani e Xhafer Musa, Beg Rizaj, Nazif Visoqi e Afrim Abazi, Agim Miftari e shume e shume te tjere gjenerale ushtarake e komandante ,instruktore te luftes qe me mundin e sakrificat e tyre, me pranga ne duar e ne kembe, te pergjakur e ne lufte dite e nate,bene te mundur lirine dhe pavaresine e pjeses se roberuar te Shqiperise natyrale.

Keta profete te kombit tone, ishin dhe mbeten udherrefyes te djemeve e vashave qe duan dhe vendosin te ndertojme kalane e re, Shqiperine e te gjithe shqiptareve. Kjo kala ndertohet me mund, djerse e sakrifica te pa numerta e se fundi,po qe nevoja edhe duke e vaditur kete toke te mbrujtur me gjakun e atyre qe kurren e kurres nuk do te vdesin e do te jetojne sa te jete jeta.

 

Dhe ja dita e merkure ne mbremje,date 25 mars 1981……

Pranvera e atij viti ishte disi me e zymte, jo si pranverat tjera,thuajse toka ishte thare. Kjo toke qe nuk ujitet as me ujin e oqeaneve te lemshit tokesor duhej vaditur me gjakun e bijve e bijave me te mira,qe i lindi e rriti me frymen e atdhedashurise populli yne,ne skamje e mjerim.

Ne mbremje, kur ne,nje grup studentesh, po luanim me top, para konvikteve tre kater persona te sigurimit te UDB-es donin te rrembenin nje student qe kishte mjeker.

Kur ne degjuam dhe pame rremujen qe behej, te gjithe shkuam prane studentit per ta ndihmuar dhe agjentet duke iu frikesuar ndonje konflikti serioz,e lane te lire studentin qe donin te arrestonin duke kerkuar prej tij qe te paraqitej vete ne SUP.

Per mua dhe te gjithe shoket e mi ai, Ali Lajci, keshtu quhej studenti qe donin te arrestonin, ishte nje emer krejt i panjohur dhe jo nga radhet e atyre qe konsideroheshin ‘rebele’ .

Ai na ftoi te shkojme ne dhomen e tij ne konviktin numer 3, ne nje dhome,ne katin e trete dritaret e se ciles shikonin nga oborri dhe hyrja per ne konvikt.

Aty, ne dhome , hynte dhe dilte kush te donte dhe u grumbulluan rreth 30 vete. Filluan diskutimet ne lidhje me ngjarjen qe kishim perjetuar te gjthe dhe secili shfaqte mendimin se c’duhej bere. Aliu na propozoi qe te gjithe sa ishim aty, te shkonim ne SUP dhe tu thoshim xhelateve: hapni dyerte e na fusni te gjitheve brenda, por kjo kerkese nuk u miratua me aresyetimin se po te benim kete, ata do te perfitonin per te na arrestuar te gjitheve per te evituar ndonje demonstrim te mundeshem diten e neserme kur ne qytet do te kalonte stafeta e xhelatit Tito.

Frika e UDB -se nga turbullimet qe mund te benin studentet ne nje rast te tille,sic ishte kalimi i stafetes ishte e lidhur me nje ngjarje te mepareshme qe kishte ndodhur pas vdekjes se Titos.

Aliu, me sa duket, kishte rene ne sy me 11 mars kur ne studentet kerkuam kushte me te mira jetese. Ne mbledhjen qe u organizua nga studentet, Aliu kishte mbajtur nje fjalim dhe ne ate rast,per te qetesuar situaten erdhi profesori i Marksizmit Hajredin Hoxha i cili na u drejtua me keto fjale: ‘Duhet ta keni per turp more rrugace qe po doni me ia marre fetyren atij te vdekurit vjet, shokut Tito.’

Pas shum diskutimeve, te gjithe sa ishim aty, morem vendim qe te nesermen diten e enjte, me 26 mars 1981, ti mbyllim te kater konviktet,ti marim celsat ne duar tona nga portieret, te ftojme kryesine komuniste te Kosoves per ti parashtruar kerkesat tona.

Studentet e konviktit numer 3 u ngarkuan me detyren qe te na njoftonin me telefon kur te vinte kryesia,sidhe te shkruanin parullat dhe kerkesat tona dhe petecionin qe do te lexohej aty dhe do tu jepej ne dore kocobasheve komuniste serb me kombesi shqiptare…

U zotuam te gjithe per te zhvilluar kete proteste duke therritur tre here te gjithe :’besa-bese,besa-bese,besa -bese’!

Ne zbatim te ketij evenimenti ,u ndane detyrat per secilin.

Me problematik ishte konvikti numer 4 dhe per kete aresye, Avdullah Tahiri e Malush Krasniqi ngarkuan nje student nga Isniqi per ta mbyllur ate .Portier ishte nje qe quhej Shukri, ndersa ne konviktin 3 portier ishte atdhetari Halit Berisha perkrahes i demostratave te vitit 1968.

U shperndame neper konvikte sejcili ne detyren e vet pas ores 24.

Ne kete situate te te gjithe ekzistonte nje ankth ,sepse deshtimi i aksionit konsiderohej nje tradheti.Per kete aresye shumicen nuk e zinte gjumi . Nuk kishte gjum.Pas ores dy te mengjesit degjoheshin kepucet e xhelateve,duke trokitur te dera e ndonje studenti mjeran qe kishte pranuar te punoj per ta.

Por karvani i rinise revolucionare te atdheut, forca e tyre ,qendronte mbi fuqine e UDB-S e bashkpuntoreve te saje,sepse ajo rini ishte frymzuar dhe edukuar nga mesimet e koloseve Adem Demaci, MetushKrasniqi, Jusuf Gervalla, Kadri Zeka Rexhep Mala, Ismail Haradinaj, Sali Shatri, Kadri Osmani e shume e shume te tjere dhe ishte mbrujtur me ide kombetare.Nje rol te madh kishin luajtur edhe institucionet e shtetit Shqiptar te kultures dhe te Universitetit te Tiranes.

 

Diten e enjte ,me 26 mars 1981, ne oren 4 te mengjesit, zbritem poshte te portieri,Shukri.

Pasi u pershendetem ai na pyeti se pse ishim zgjuar kaq heret. I thame se sot kemi dasem, kemi stafeten e atij stervines qe ngordhi vjet(Titos).

Pasi na degjoi Shukriu na paralajmeroi te kishim kujdes sepse konvikti kishte plot UDB-ashe dhe ishte i lekundur nese duhet te na jepte celesat.

Pas kesaj ne i thame: Shukri, ne emer te studenteve te Kosoves dorzoi celsat si burre.I thame se ti je vellai yne e nese do te shkosh shko, ne ta hapim deren ose rri ulur aty, por me kusht qe te mos perdoresh telefonin. Pas kesaj ai i dorezoi celesat duke na thene se po merrnim veten me qafe.

Diku rreth ores nente ,ne oborrin e konvikteve erdhen: Azem Vllasi, Pajazit Nushi, Ymer Jaka, Drita Dobroshi dhe Gazmend Zajmi i cili qendroi pak sepse ate dite u zgjodh rektor Universiteti detyre nga e cila u shkarkua pas dy muajshe .

Filluan diskutimet, ne te cilat shperthyen si vullkan zemrimi dhe urrejtja qe ishte akumuluar me dekada, kunder Jugosllavise fashiste dhe sherbetoreve te saje. Mesimet e kolosve tane e kishin bere kete rini te pathyeshme,te pa tundur ,nje force monolite e gatshme te hidhej ne cdo beteje.

Peticionin, ku pasqyroheshin kerkesat tona e lexoi Riza Demaj, ndersa Azem Vllasi e futi ate ne xhep. Kerkesa kryesore qe dominonte ishte Kosova Republike,ku te perfshiheshin te gjitha territoret e banuara nga shqiptaret!

Ne kete meting parullat kryesor ishin:

‘Jemi shqiptare e jo jugosllave’; ‘Trepca punon, Beogradi nderton’; ‘Te lirohet nga burgu dhe te na sjellin aty Adem Demacin,dhe te gjithe te burgosurit tjere,te ceshtjes kombtare’;

‘Republike Kushtetute

‘Ja me hater ja me lufte!

Kushtetute Republike

Ja me hater ja me thike’;

‘Marksizem -Leninizem’

e parulla tjera te arsyeshme e te domosdoshme.

Ne diskutime moren pjese shume studente dhe studente ndersa u vecua diskutimi i mbeses se Hoxhe Hysen Berishes, Fata Zymberaj e cila pa frike denoncoi regjimin gjakatar titist kunder popullit tone per pese dekada.

Ndersa ne diskutonim shteti dhe partia e Azem Vllasit dhe Isa Mustafes kishte pergatitur kordona policie qe me tradheti, si cdo here, na premtuan se po qe se mernim fotografine e kasnecit, Tito ,do na lejonin te shkonim ne qytet.

Meqe qellimi yne ishte te dalim ne qytet qe ta shqelmojme ate simbol tiranije por qe per kocobashet shqiptare ishte simbol i vellazerim-bashkimit,dikush e mori fotografine e Titos.

Sapo morem drejtimin per ne qytet,mbi ne vershuan granatat lotesjellese dhe filloi masakrimi i turmes, djem e vajza qe u rrahen e u gjakosen pa meshire, u qelluan me shkopinj gome Kjo masaker vazhdoi edhe me te shtena armesh,deri ne mbremje, kur burgu i Prishtines u mbush plot me studente .

Ate dite kurre nuk u ndava me vellane tim nga Kacaniku, Islam Vishin, duke goditur me gure e sende tjera policet qe masakronin rinine .

Ata qe jane gjalle nuk mund te harrojne kurre 26 marsin ate dite te gjakut, te lavdise,te trimerise dhe te ktheses se madhe historike ne favor te Shqiperise natyrale.

Policia e Mehmet Mliqit nuk kishte dallim nga policia e mevoneshme e Milloshevicit,per vandalizem ,dhune e terror, tortura brutale, te cilat revoltuan masat popullore,te cilat bene te mundur ardhjen e 1 prillit dites se lavdishme te historise sone kombetare.

Lidhja komuniste e Kosoves dhe te gjitha levat e saja, me shtypin e radiotelevizionin ,e me te gjitha mjetet qe posedonin i cilesuan keto ngjarje si demostrata armiqsore,te organizuara nga ballistet e zogistet, nga emigracioni ne Perendim dhe nga armiqte e Jugosllavise, por kurre nuk na kan quajtur Marksist-Leninist.

Pas 27 marsit, filloi nje fushate e papare me burgosje masive, rrahje neper organet e UDB-es,tortura cnjerzore e denime drakonjane deri me 20 vite burg. Kjo pjelle e ndyre e popullit tone ate dite e sot keto demonstrata i ka vlersuar dhe vlerëson si armiqsore, sepseratiste irredentiste e tjera sepse ky revolucion u hoqi privilegjet e fituara nga regjimi titist duke mbrojtur bashkim-vllazrimin e tyre, prandaj ata le te lehin se per ate pune edhe jane paguar.

Ne vazhdimisht u kemi thene se ju jeni zagare qe padroni i juaj serb, ju mashtron me ndonje kocke qe ta lepini por kur te plakeni e te jeni shtydhur si limoni, ne koshin e plehrave do te perfundoni.

26 marsi i vitit 1981 ishte domosdoshmeri historike objektive per ngadhënjimin e parimeve dhe mesimeve te klasikeve te ceshtjes shqiptare te lartepermendur per realizimin e aspiratave tona shekullore per nje Shqiperi te tegjithe shqiptarve.

I paharruar qofte 26 marsi i vitit 1981.

Nder dhe lavdi paçin te gjithë dëshmorët e kombit, të të gjitha kohërave

Rroftë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve!…

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar nëpërmjet një videoadresimi Kabinetin për Qeverisje të Mirë, i cili do të ketë 15 Departamente

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot nëpërmjet një videoadresimi Kabinetin …