10 vjet nga rënia e policit Enver Zymberi në aksionin për të shtrirë kontrollin e shtetit në veri të vendit

Mehmeti: Policia e Kosovës është e përgatitur në nivelin maksimal për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti ka deklaruar se Policia e Kosovës është e përgatitur në nivelin maksimal për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave me të cilat përballet vendi sa i përket sigurisë. Gjatë një dekalrimi për “Ekonomia Online” ai ka thënë se policia e gatshme të intervenojë në veri nëse një gjë e tillë kërkohet nga ajo. “Deri më tani Policia e Kosovës ka reaguar në të gjitha situatat dhe ka menaxhuar situatat në të gjitha zgjedhjet në Kosovë edhe rastet tjera të çështjeve të natyrave të ndryshme. Edhe kësaj radhe Policia e Kosovës ka kapacitete ka planin operacional, janë zhvilluar edhe skenario dhe ka mundësi dhe personel që të intervenojë në çfarëdo situate që paraqitet nevoja” ka thënë mes tjerash drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …