Melazim Koci: Pa vullnet politik, kriza në kuvend mund të zgjasë pafundësisht

Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës vazhdon, pasi edhe në përpjekjen e trembëdhjetë nuk u arrit të zgjidhet kryetarja e Kuvendit. Kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, sërish nuk mori mbështetjen e nevojshme, duke thelluar krizën politike në vend. Analisti politik Melazim Koci, vlerësoi se kriza nuk është thjesht çështje e kandidaturës, por e mungesës së vullnetit politik dhe të shumicës parlamentare. Sipas tij, as LVV, as opozita nuk e kanë numrat për të krijuar qeveri, dhe kjo po çon në zvarritje të qëllimshme të procesit. Mendoj se nuk qëndron problemi te kandidatura për të parën e Kuvendit, por kemi të bëjmë me mungesën e shumicës parlamentare. Shumicën nuk e ka as Vetëvendosje, as opozita, prandaj blejnë kohë, tha Koci. Ai shtoi se përgjegjësia kryesore për arritjen e një marrëveshjeje i takon partisë fituese, por edhe subjektet e tjera duhet të marrin përgjegjësinë për tejkalimin e kësaj krize.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …