Meliza Haradinaj: Me veprimet e fundit në veri të vendit, Serbia e ka rrezikuar sigurinë shtetërore të Kosovës

Meliza Haradinaj: Serbia është duke fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë në varrezat masive, në Serbi

Serbia është duke fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë në varreza masive në Serbi, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj. Ajo i  bëri këto komente pas gjetjes së mbetjeve mortore më 16 nëntor në afërsi të Rashkës në Serbi, të cilat dyshohet se i përkasin viktimave shqiptare nga Kosova. Në një deklaratë për shtyp ajo ka thënë se autoritetet në Serbi “vazhdojnë të fshehin krimet monstruoze të kryera në Kosovë, duke mos treguar vendndodhjen e mbetjeve mortore të qytetarëve të pafajshëm, të vrarë nga forcat paramilitare serbe, trupat e të cilëve janë fshehur qëllimisht në varrezat masive nëpër Serbi. Ajo ka thënë se Beogradi ka qenë në dijeni për mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës në vendin e quajtur Kizhevak, afër Rashkës, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të zbardhur këtë krim.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …