Pfizer vaksina

Sipas Pfizer vaksina e zbuluar kundër virusit korona 94 përqind do të jetë efektive tek personat mbi 65 vjeç

Vaksina për COVID-19, e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, duket se mbron 94 përqind personat mbi moshën 65 vjeçare. Të dhënat që janë publikuar nga faza e tretë e testimit sugjerojnë se vaksina është njëlloj efektive për njerëzit e të gjitha moshave, racave dhe etnive. Kompanitë kanë thënë se do të aplikojnë për autorizim për përdorim emergjent  në SHBA. Gjetjet bazohen në dy dozat që i janë dhënë më shumë se 41,000 njerëzëve në gjithë botën. Javën e kaluar, Pfizer dhe BioNTech publikuan të dhëna paraprake që tregojnë se vaksina ofronte 90 përqind mbrojtje nga COVID-19 dhe se nuk ka asnjë shqetësim që mund të ketë efekte anësore. Pas këtij lajmi të mirë, erdhi edhe një lajm tjetër i jashtëzakonshëm për një tjetër vaksinë, të prodhuar nga kompania amerikane Moderna, e cila besohet se ofron 95 përqind mbrojtje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …