Memli Krasniqi: Asnjë njeri në Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka dashur të bëjë koalicion me Nismën

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, njëherësh edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, ka thënë se partia në të cilën ai udhëheq ka qenë kategorikisht kundër koalicionit me subjektin politik Nisma Socialdemokrate. Krasniqi ka dhënë dy arsye pse Partia Demokratike e Kosovës nuk mund të bëjë koalicion me Nismën Socialdemokrate. “Nëse dikush iu thotë se ka kërkuar të bëjë koalicion me Nismën, iu gënjen. Po e them publikisht, asnjë njeri nuk ka dashur të bëjë koalicion. Na nuk kemi dashtë në asnjë formë me asnjë parti që të kemi as marrëdhënie as komunikim”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …