Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Asociacioni i komunave serbe, duhet të krijohet si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme Kosovë-Serbi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se i përmbahet qëndrimit që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të krijohet si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme Kosovë-Serbi dhe duhet të përfshijë dhe njohjen e ndërsjellë. Krasniqi shton se një marrëveshje finale, pa njohjen e ndërsjellë, nuk ofron stabilitet për Kosovën. Gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës” kryetari i Partisë Demokratike kritikon kryeministrin e Kosovës për mungesë koordinimi me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar qëndrimin e zotit Kurti mbi Asociacionin, një kauzë false, me të cilën erdhi në pushtet, e që vazhdon ta mbajë peng atë. Ai ka qenë qëndrimi ynë gjithmonë. Në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe para së gjithash, Shteteve të Bashkuara, unë besoj që Kosova gjithmonë ka pasur një rol konstruktiv dhe këtë rol duhet ta ruajë. Nuk ka asnjë sukses në historinë tonë të re pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Andaj sot rreziku më i madh që ne e shohim është kjo rezistencë, jo ndaj Asociacionit, por ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ka qenë thirrja dhe kërkesa jonë gjatë gjithë kohës, në këto dy vite të qeverisë së kryeministrit Kurti, që veprimet që lidhen me çështje të rëndësishme jetike për Kosovën dhe popullin e vet, duhet t’i koordinojë para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …