Memli Krasniqi: Drenica është zemra e Kosovës e PDK-ja është në zemrën e Drenicës e të Skenderajt

Memli Krasniqi: Drenica është zemra e Kosovës e PDK-ja është në zemrën e Drenicës e të Skenderajt

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Polac, Klinë të Mesme e Lagjen 6 të Skenderajt, ku tha se ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për fitoren e PDK’së më 17 tetor. Memli Krasniqi tha se Drenica është zemra e Kosovës e Partia Demokratike e Kosovës është në zemrën e Drenicës e të Skenderajt. “Në Skenderajn e PDK-së, në Skenderajn e fitoreve tona të padiskutueshme, e ritheksuam se Partia Demokratike e Kosovës është një, unike dhe e pandashme. Dilemë se kush është PDK-ja nuk ka, e s’ka për të pasur asnjëherë. Dhe në Skenderaj, si çdo kund tjetër, PDK-ja e ka vetëm një adresë, numrin 177.”, shkruan, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …