Krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj deklarohen të pafajshëm në fillim të seancës gjyqësore

Krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj deklarohen të pafajshëm në fillim të seancës gjyqësore

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Versioni i paredaktuar i aktakuzës është lexuar nga prokurori në seancë të mbyllur. Seanca e sotme parasheh deklaratën hyrëse nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe leximin e të drejtave të të akuzuarve, që bëhet nga ana e trupit gjykues. Derisa ka lexuar një pjesë të aktakuzës, prokurori ka thënë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë organizuar shpërndarjen e informacionit jo publik me qëllim të pengimit të punës së Gjykatës Speciale. Gjatë zhvillimit të seancës, Hysni Gucati është deklaruar jo-fajtor për aktakuzën me të cilën ngarkohet në kuadër të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë Speciale. “I pafajshëm plotësisht”, tha shkurt ai. Edhe Nasim Haradinaj është deklaruar poashtu i pafajshëm lidhur me aktakuzën me të cilën ngarkohet nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …