Memli Krasniqi, ka deklaruar së Programi i PDK-së është ndërtuar mbi kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, duke përfshirë edhe rritjen e pagave

Programi i Partisë Demokratike të Kosovës është ndërtuar mbi kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, duke përfshirë masa konkrete për rritjen e pagave në sektorin publik mbi 50 për qind dhe pensionet me mbi 70 për qind, ka thënë kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi. Kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, dhe ekipi i tij kanë një program gjithëpërfshirës, për zgjedhjet e 9-të shkurtit, që adreson nevojat e qytetarëve të Kosovës në fusha kyçe si ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe politika e jashtme. Ai ka theksuar se përparësi nga partitë tjera në zgjedhjet e 9 shkurtit i kanë duke filluar nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, për të cilin tha se është një figurë e respektuar dhe e njohur për ndershmëri, profesionalizëm dhe përmbushje të premtimeve. Përparësi tjetër është edhe lista e kandidatëve për deputetë, e cila është e larmishme dhe përfaqëson të gjitha gjeneratat,  nga të gjitha rajonet e Kosovës,  duke i dhënë përparësi përfshirjes së grave dhe të rinjve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …