Memli Krasniqi: Nuk mundemi me mbajt peng askënd

Duke komentuar qëndrimit e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për gatishmërinë për të bashkëpunuar me këdo në interes të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka theksuar se askush nuk mund të mbahet peng. Ai ka shtuar më tutje se Fatmir Limaj nuk mund të mbahet peng në rastin e mospajtimit të ish-opozitës për të gravituar bashkë në një qeveri. “Limaj absolutisht preferon që partitë që kanë qenë në opozitë me bë qeverinë e ardhshme, por që pastaj nëse përnjëmend nuk jemi të aftë m’u marrë vesh, është çështje tjetër – nuk mujm m’e majt peng askënd. Secila parti mban përgjegjësi për vete”, është cituar të ketë deklruar mes tjerash, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Aktgjykimi për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së në vitin 2026

Gjykata speciale, në Hagë kanë konfirmuar se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …