Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Përmes Ligjit për Zyrtarët Publikë, misioni i ri i kësaj qeverie është largimi i tyre masiv nga puna

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas miratimit në Kuvend të Ligjit për Zyrtarët Publikë, i cili parasheh ndërprerjen e kontratave të punës për rreth 1 600 zyrtarë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues dhe ripërcaktimin e këtyre pozitave me mandat 4-vjeçar. Kryetari i PDK-së  është shprehur se misioni i ri i qeverisë Kurti është largimi masiv nga puna i zyrtarëve publikë, shantazhimi, politizimi dhe nënshtrimi i tyre. “Keqqeverisja, punësimet partiake, skandalet në shëndetësi, dështimet në ekonomi dhe energji, ikja e të rinjve nga vendi, rrezikimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit – në vetëm dy vjet qeverisje – nuk po i mjaftojnë kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij. Tani, përmes Ligjit për Zyrtarët Publikë, misioni i ri i kësaj qeverie është largimi masiv nga puna i zyrtarëve publikë, shantazhimi, politizimi dhe nënshtrimi i tyre. E gjithë kjo, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Gjithsesi, përballë këtyre tendencave kundërkushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do ta kundërshtojmë dhe do ta dërgojmë atë në Gjykatën Kushtetuese, ku, duke besuar në drejtësi, presim rrëzimin e padiskutueshëm të tij”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …