Memli Krasniqi

Memli Krasniqi Vendimi i Gjykatës Speciales është vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dënimit me 18 vjet  burg ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala. Ai tha se vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale është vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve, të cilët sipas tij, luftuan vetëm për lirinë e vendit. “Lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës, të cilën askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë. Ndonëse të indinjuar me këtë verdikt, drejtësisë i kemi besuar gjithmonë, andaj besojmë edhe sot se drejtësia dhe e vërteta, do të triumfojnë herët a vonë”,  tha Krasniqi. Gjykata Speciale mori vendim që ish-komandanti i UÇK-së, Pjetër Shala, të dënohet me 18 vjet burgim për tri vepra penale, atë të ndalimit arbitrar, torturë si krim lufte dhe vrasje të paligjshme si krim lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Edi Rama: Përplasja është mes “Shqipërisë 2030 në BE” dhe atyre që synojnë të pengojnë zhvillimin e vendit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të fundit, duke deklaruar se përplasja është mes …