Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Viti 2023 ishte edhe një vit tjetër i humbur për Kosovën, nuk pati përparim në asnjë nga sektorët e Qeverisë

Kryetari  PDK-së, Memli Krasniqi  ka thënë se viti  2023  ishte edhe një vit tjetër i humbur për Kosovën, pasi nuk pati  përparim në asnjë nga sektorët, për shkak të gabimeve edhe paaftësisë së Qeverisë-Kurti. Kosova ka një politikë të jashtme në “vdekje klinike”, ka stagnim në ekonomi, shëndetësia është në kolaps, sikurse ka degradim edhe në arsim e fusha të tjera. Krasniqi theksoi se rritja ekonomike që parashihet të jetë rreth 3.5 për qind për vitin 2023, është jashtëzakonisht e vogël për një vend si Kosova me kaq shumë sfida, sidomos postpandemike. Mbi të gjitha në qeverinë ‘Kurti’, për herë të parë ka ndodhur diçka që ka qenë e pa paramenduar: Kosova ka marrë sanksione nga Bashkimi Evropian, masa ndëshkuese konkrete, pezullim të rreth 300 milionë eurove të dedikuar për Kosovën dhe qytetarët e saj, pikërisht për shkak të qeverisë dhe për shkak të kryeneçësisë, gabimeve edhe mashtrimeve të kryeministrit, Albin Kurti. Pavarësisht kësaj propaganda qeveritare vazhdon që të jetë shumë aktive. Absurditetet e kryeministrit  janë të jashtëzakonshme. Para disa ditësh në dhjetor dolën dhe thanë që ekonomia e Kosovës është e treta në Evropë. As fëmijët nuk mund ta besojnë një gjë të tillë, ka saktësuar, kryetari  PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …