Timothy Less

Timothy Less: Marrëveshja e fillim-vitit 2023 në të vërtetë nuk ka zgjidhur asgjë mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja e fillim-vitit 2023 në të vërtetë nuk ka zgjidhur asgjë mes Kosovës dhe Serbisë, thotë ish-diplomati britanik, Timothy Less. “Sa i përket zgjidhjes eventuale, perspektivat po zvogëlohen”. Marrëdhëniet që do të duhej të normalizoheshin pas atij dakordimi që konsiderohej historik, janë bërë më antagoniste, thotë Less, dhe rreziku i konfliktit të hapur është më i madh tash se sa ishte në fillim të vitit paraprak. Analisti Timoti  Less thotë se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti “ka sjellë sanksione ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe mundësinë e një ndërhyrjeje të armatosur nga Serbia”. Mënyrën e vetme për t’i shmangur këto, ai e sheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por nuk beson se pala kosovare do ta bëjë këtë. Përmend tri arsye se pse ai nuk sheh shumë mundësi se do të ketë përshpejtim të zbatimit të marrëveshjes këtë vit. Objektivi përfundimtar i Serbisë, është ta ndajë Kosovën përgjatë lumit Ibër dhe një Asociacion me një territor të demarkuar do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm në atë drejtim, tha mes tjerash Timory Less. (Ekspress)

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …