leoni

Shqiptarët e Kosovës Lindore ende po diskriminohen nga Serbia me pasivizimin e adresave, për qëllim të spastrimit etnik

Shqiptarët e Kosovës Lindore po vazhdojnë të diskriminohen nga Serbia. Shteti serb ka zgjedhur pasivizimin e adresave si një metodë administrative e spastrimit etnik. Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, në një intervistë për “Zërin” ka thënë se Serbia po e bën këtë vetëm mbi baza të përkatësisë etnike. Ai ka thënë se dy shqiptarëve të cilët kanë vendim të përhershëm të punës në Bujanoc shteti serb ua ka pasivizuar adresat. “Ky është një ndër fenomenet më negative, i cili është duke ndodhur në Luginë të Preshevës ndaj shqiptarëve autoktonë. Si rezultat i këtij fenomeni kanë arritur që shqiptarët t’i defaktorizojnë në komunën e Medvegjës. Pra, edhe pse në zgjedhjet e fundit që u mbajtën më 17 dhjetor shqiptarët dolën pothuajse të gjithë për të votuar, edhe pse u maksimalizua vota, prapë rezultati na tregoi se janë defaktorizuar atje shqiptarët. Edhe ky është pastaj problemi që ky fenomen ka filluar dhe është duke u rritur në komunën e Bujanocit, një tendencë e hapur për spastrim etnik.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …