leoni

Numri i civilëve palestinezë të mbytur mizorisht nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, ka arritur në 22.185

Numri i palestinezëve  të vrarë  nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 22.185, bëri  të ditur Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar, transmeton Anadolu. Ministria në një deklaratë tha se numri i personave të plagosur është rritur në 57.035, prej të cilëve gati 70 për qind janë gra dhe fëmijë. Forcat izraelite kanë “kryer në 24 orët e fundit gati 15 masakra kundër familjeve palestineze në gjithë Rripin e Gazës, duke lënë 207 palestinezë të vrarë dhe 338 të tjerë të plagosur”, thuhet në njoftimin për shtyp. Izraeli nisi sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. Sulmet e kanë lënë territorin në gërmadha, me 60 për qind të infrastrukturës së enklavës të dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë banorë të zhvendosur, të cilët po përballen me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Sipas autoriteteve izraelite që nga 7 tetori kanë vdekur rreth 1.200 izraelitë. Sëmundjet po përhapen në strehimoret e mbipopulluara dhe rrugët e mbushura të qytetit Rafah në Gazën jugore, një nga vendet më të dendura në planet, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …