Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Vuajtjet, llahtaria e tmerri i përjetuar nga viktimat e dhunës gjatë luftës, mbetet plagë e hapur në shoqërinë tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e Ditës Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës,  ka thënë se është detyrë e të gjithëve t’i mbështesim në të gjitha format dhe mundësitë në jetën e tyre. Sot, bashkëndjejmë me të gjitha viktimat e këtyre akteve kriminale të kryera nga forcat serbe në vendin tone. Memli Krasniqi ka thënë se kriminelët që e përdorën dhunën seksuale duhet të dalin para drejtësisë. Vuajtjet, llahtaria e tmerri i përjetuar nga këto viktima mbetet plagë e hapur e cila do të rënkojë përherë në shoqërinë tone. Kriminelët, që e përdorën dhunën seksuale si mjet lufte, në vazhdën e krimeve të panumërta gjatë luftës në Kosovë, duhet gjinden dhe të dalin para drejtësisë të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada amerikane: Do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që nxisin dhunë, apo shkelin ligjin, në fushatën zgjedhore

Ambasada amerikane dhe Delegacioni i BE-së, në Shqipëri, këmbëngulin në nevojën e realizimin e një cikli të ri të reformave

Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian në Shqipëri këmbëngulin në nevojën e gjithëpërfshirjes në …