Memoriali “Bllaca 99” pasurohet me “Murin e Kujtesës”

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, i shoqëruar nga nënkryetari Mallzum Qajani, pritën në takim pune Jahja Lluka me bashkëpunëtorët Luan Tashi, Profesor në Fakullteftin AAB dhe Fjolla Ferati nga OJQ L’art Youth Galery. Kryetari Suma dhe Lluka biseduan për vazhdimin e punimeve në Memorialin “Bllaca 99” përkatësisht të fazës së dytë të këtij kompleksi memorial. Lluka ia prezantoi kryetarit Suma projektin “Muri i Kujtesës” që do të jet pjesë e këtij kompleksi Memorial. “Muri i Kujtesës” do të jet në gjatësi prej 15m dhe lartësi me 2.7m dhe ndërtimi i saj do të fillon së shpejti ndërsa përurimi do të bëhet në 22 vjetorin e shënimit të gjenocidit sërb dhe spastrimit etnik ndaj popullit shqiptarë. Takim ishte rast që Luan Tashi, Profesor në Fakulltetin AAB dhe autorë i Publikimit “Portrete të Skenderbeut gjatë shekujve” të ndajë nga një ekzemplarë për kryetarin Suma dhe nënkryetarin Qajani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …