Brickos

Menaxhmenti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, prezanton Raportin gjashtëmujor të punës

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan, në vazhdimësi është e përkushtuar të kryen shërbime profesionale dhe tu dalë në ndihmë qytetarëve sa herë që të kërkohet kjo. Mirëpo, përkundër përkushtimit të palodhshëm të stafit të kësaj Qendre mjekësore, shërbimet nuk mund të ofrohen në nivelin e kënaqshëm, ngase kushtet në të cilat punojnë dhe mungesa e ilaçeve esenciale, e bëjnë të vështirë ofrimin e këtyre shërbimeve. Kështu është shprehur menaxhmenti i QKMF-së së Deçanit, para personelit mjekësor, përfaqësuesve të KFOR-it, shoqërisë civile, qytetarëve dhe mediave. Gjatë prezantimit të punës për periudhën gjashtëmujore të mandatit, drejtori Selmon Berisha, ka përgëzuar stafin mjekësor për kontributin e palodhshëm në ofrim të shërbimeve për qytetarët, duke përballuar edhe vështirësitë me të cilat përballen vit pas viti. Sipas drejtorit Berisha, kjo mënyrë e prezantimit të Raportit të punës, ka për qëllim të bërjes publike gjitha të arriturat dhe dështimet e tij dhe stafit drejtues, ngase transparenca në institucion është një nga komponentët për qeverisje të mirë dhe demokratike. “Raporti ynë është i fokusuar në efikasitetin e shërbimeve të stafit mjekësor, ngritjen e kapaciteteve profesionale, si dhe investimet në projekte që ndikojnë në rritjen e shërbimeve mjekësore”, është shprehur drejtori i QKMF-së së Deçanit, i cili nuk është i kënaqur me furnizimin nga Ministria me ilaçe, qofshin edhe më esenciale. Se, vështirësitë për furnizim me ilaçe janë evidente, ka treguar edhe Fakete Tolaj, përgjegjëse e barnatores së këtij institucioni shëndetësor, që sipas saj, përkundër kërkesave të vazhdueshme për furnizim, Ministria nuk e bën një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …